Cmimi Kadare 2016 do te jepet ne muajin maj

Cmimi 'Kadare 2016' do te jepet ne muajin maj

Çmimi “Kadare” për prozën më të mirë shqipe me vlerë 10 mijë Euro, i akorduar nga Fondacioni Mapo, këtë vit do të jepet në fund të Majit gjatë “Ditëve Letrare të Razmës

Shkrimtari Rudolf Marku është i pari autor shqiptar, i cili ka fituar çmimin letrar “Kadare” për prozën më të mirë shqipe.

Ai e mori këtë çmim nmëntorin e vitit të shkuar, por pasuesi i tij do të shpallet në fund të majit 2016 duke krijuar një traditë të re në dhënien e këtij çmimi që do të përkojë me Ditët Letrare të Razmës.

Në një ceremoni të lançimit të çmimit “Kadare 2016”, drejtues të Fondacionit Mapo bënë me dije ndryshimet në infrastrukturën dhe në jurinë e këtij çmimi.

Drejtori i Media Mapo, gazetari Alfred Lela, tha se “këtë vit do të jepet në Razëm, në fund të majit në kuadër të aktivitetit Ditët Letrare dhe kjo do të jetë tradita e dhënies së këtij çmimi”.

Botuesi i Media Mapo, Henri Çili, e cilësoi këtë çmim si më prestigjozin për dy arsye, pasi është më i larti nga pikëpamja financiare dhe nga pikëpamja e emrit që mban.

“Jemi në atmosferën e vitit të Kadaresë. Duke e dhënë çmimin në fund të majit synojmë të krijojmë prozën ose librin hit të verës duke inkurajuar autorët shqiptarë, letërsinë shqipe”, tha ai.

Shkrimtari Ylljeta Aliçka, i cili ka qenë dhe ndërmjetës mes Fondacionit Mapo dhe shkrimtarit të njohur Ismail Kadare për ta bindur për dhënien e këtij çmimi, tha gjatë ceremonisë se “ky është një çmim i rëndësishëm dhe ka shumë interes nga prozatorët e rinj dhe të vjetër”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama