18 Prilli dita e monumenteve dhe e vendbanimeve historike

18 Prilli dita e monumenteve dhe e vendbanimeve historike

Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike, ( ICOMOS ) gjatë një mbledhje në Tunizi, më 18 prill 1982, vendosi që kjo datë të jetë dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike.

Në nëntor 1983 Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.

Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane, që përkujtohen çdo vit në muajin shtator.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Çdo vit një numër gjithnjë e në rritje i Komiteteve Kombëtare të ICOMOS-it në gjithë botën organizojnë aktivitete me rastin e 18 prillit.

Kosova është e pasur për monumente dhe vendbanime historike, por nuk ka kujdes për to. Janë dëmtuar shumë prej tyre. Deri më tani dihet që në kalanë e Prizrenit do të ketë do të realizohet aksioni i pastrimit nga vullnetarët e iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë Komunale për shërbime publike të Komunës së Prizrenit, Dokufestin, Këshilli Rinor i Veprimit në Komunën e Prizrenit dhe nxënës të shkollave.

Iniciativa ‘Ta pastrojmë Kosovën” vlerëson se kalatë e Kosovës si ajo e Prizrenit, janë burime të pashfrytëzuara plotësisht në funksion të turizmit kulturor në Kosovë dhe kanë nevojë për një konservim të përmirësuar dhe integrim në planifikimin e peizazhit dhe trajtimit urban.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama