Harri Poter dhe relikat e vdekjes”, është libri i shtatë dhe më i fundit i serisë së novelave të Hary Poter-it, të shkruar nga autorja angleze, J. K. Rowling. Libri doli më 21 korrik të këtij viti, duke sjellë pranë fundit serinë që filloi me publikimin e “Harri Poter dhe guri filozofik” 10 vite më parë, në vitin 1997. Publiku shqiptar ende nuk e ka lexuar përthimin e fundit, por kjo nuk do të zgjasë edhe shumë, duke ditur se vendndodhja e njërit prej personazheve të librit është pikërisht Shqipëria. Harri vjen në Shqipëri, tek një burrë me emrin Gregoroviç. Poter kërkon shkopin magjik që njëri prej personazheve të këqij kërkon të grabisë në kujtimet e Gregoroviçit, zotit të mëparshëm të shkopit magjik. Ndër 21 mjediset që Herri viziton, njëri prej tyre ndodhet në Shqipëri. Libri i fundit nis aty ku përfundon dhe libri i mëparshëm “Herri Poter dhe princi gjysmëvëlla”, i vitit 2005. Volumi i shtatë është botuar në 93 vende të botës. Shitja e librit theu rekorde botërore si libri më i shitur ndonjëherë, me 11 milionë kopje të shitura që në 24 orët e para. Rekordi i mëparshëm, 9 milionë që në ditën e parë, e mban volumi i gjashtë i Hari Poterit.
Marre nga : Gazeta TiranaObserver











