Festim Jashari është një model, që aktivitetin e tij e ka në Kosovë, por që fotot e tij kanë nisur të përhapen me shpejtësi në shumë ambiente mode. Ai studion në fakultetin AAB, në vitin e dytë në degën e dizajnit grafik. Sfilata është passion i tij, pasi siç shprehet edhe ai vetë “Kur sfiloj ndihem mirë edhe pse nuk është se vdes nga emocionet”. Është gjendur rastesisht ne botën e modës dhe sot ka bërë qindra fotografi, përfshirë këtu fotograf të shumtë të cilët kanë emër në Kosovë. Fillimisht është fotografuar për fotografin Nderim Neziri, ndërkohë, që fotot e para profesionale i ka bërë për revisten “Kosovarja”. Më pas kanë pasuar bashkëpunime e ftesa të shumta të agjencive, fotografëve e organizatorëve. Vetëm para disa javëve ka realizuar seancën më të sukseshme të fotove me fotografin e njohur në botë, Fadil Berishen. Berisha kishte dëgjuar për të dhe ka qenë ai që e ka ftuar Jasharin për të pozuar. Fadil Berisha është shprehur se “më pëlqen shuëm imazhi i Jasharit”. Ndërsa punon me shumë zell Festimi ka edhe mjaft oferta, që e presin për t’i realizuar.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











