Rrjetet sociale ulin nivelin e lumturise

Rrjetet sociale ulin nivelin e lumturise

Një studim i Institutit të Kërkimit të Lumturisë, me qendër në Kopenhagen thotë se nëse “shkëputim spinën” nga rrjetet sociale sjell një sërë pasojash pozitive, pasi ato janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.

Në këtë studim thuhet, se tek njerëzit që zgjedhin të shkëputen prej rrjeteve sociale lumturia rritet, ulet zemërimi dhe ndjenja e vetmisë reduktohet.

Sipas raportit të institutit danez, disa personave u është dashur një periudhë e shkurtër nga shkëputja e rrjeteve sociale, që të ndjehen më shumë të lumtur dhe të plotësuar.

Ky studimi është kryer mbi një grup prej 1 mijë personash. Atyre u është kërkuar që të japin një vlerësim për lumturinë e tyre në një shkallë nga 1 tek 10. Mesatarja e lumturisë së tyre ishte 7.67.

Pasi bënë këtë matje, studiuesit u kërkuan gjysmës së personave të anketuar që për një javë të qëndrojnë larg rrjeteve sociale, sidomos “Facebook”-ut.

Kështu, në përfundim të kësaj periudhë, dy grupeve, atij që vazhdoi të përdorë rrjetet sociale dhe atij që hoqi dorë prej tyre, iu kërkua që të bënin sërish një përshkrim të nivelit të lumturisë duke nisur nga 1 tek 10.

Nga studimi rezultoi se, grupi i parë, ai që nuk hoqi dorë nga rrjetet sociale kapi një mesatare prej 7.75, pra thuajse e njëjtë me mesataren e mëhershme, ndërsa grupi i dytë kapi një mesatare prej 8.12 lumturie.

Ndërkohë, studiuesit danezë pranojnë që ky studim i tyre nuk mund të përfaqësojë një të vërtetë absolute. Ata shprehen, se mund të shërbejë si pikë referimi e mjaftueshme për të kuptuar ndryshimin dhe për këtë mjafton të përmendet fakti që personat që hoqën dorë nga rrjetet sociale për një javë ishin shumë më tepër aktivë në botën reale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama