Nga 1 shtatori tregu shqiptar me internet 4G

Nga 1 shtatori, tregu shqiptar me internet 4G

1 shtatori qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të kenë një internet më të shpejtë, falë teknologjisë 4G. Kreu i AKEP, Piro Xhixho gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese tha të hënën se,  kompanitë celulare do të kenë mundësi të ofrojnë për klientët e tyre këtë teknologji duke nisur nga shtatori.

Xhixho tha se, “Vendimi AKEP është në përputhje me vendimin e qeverisë dhe parashikon që më 1 shtator 2015,  t’i japë mundësi të gjithë operatorëve të përdorin frekuencat ekzistuese bazuar në neutralitetin teknologjik, për t’u futur menjëherë me 4G”.

Xhixho, konfirmoi se në korrik do të hyjë në fuqi njehsimi i tarifave, në bazë të të cilit çdo thirrje brenda jashtë rrjetit do të ketë çmim të njëjtë.

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare vuri në dukje se në  vitin 2014, janë përdorur  3.5 milionë karta SIM nga qytetarët shqiptarë, megjithatë fitimet e kompanisë celulare janë reduktuar me 13 për qind.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama