Facebook spiunon si NSA-ja Belgjika hedh ne gjyq rrjetin social

'Facebook spiunon si NSA-ja', Belgjika hedh ne gjyq rrjetin social

Rrjeti social “Facebook” është akuzuar se spiunon përdoruesit në Europë, njësoj siç bëri Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Frederic Debussere, avokati që përfaqëson Komisionin belg të Privatësisë (BPC), është hedhur kundër themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg.

Sipas gazetës “The Guardian”, Belgjika ka hedhur në gjyq “Facebook”-un, nën akuzën e monitorimit të jo vetëm atyre përdoruesve që janë regjistruar, por edhe të gjithë atyre që pavarësisht se nuk kanë një profil, kanë qenë në kontakt me platformën amerikane.

“Kur u mor vesh që NSA-ja spiunonte të gjithë njerëzit e botës, të gjithë u mërzitën. Rrjeti social Facebook tani po bën të njëjtën gjë”, është shprehur Frederic Debussere.

Ndërkohë, “Facebook” mohon çdo akuzë. Madje një zëdhënës i saj thotë: “Do të tregojmë në gjykatë që teknologjia jonë mbron përdoruesit e saj nga çdo sulm”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama