Facebook njofton perdoruesit kur pergjohen nga qeveria

Facebook njofton perdoruesit kur pergjohen nga qeveria

Llogaritë e Facebookut shpeshherë bien pre e hakerave. Për të ndalur këtë, rrjeti më i madh social ka njoftuar se synon të njoftojë të gjithë përdoruesit, llogaritë e të cilëve janë sulmuar nga qeveria ose dikush tjetër i dyshuar në Facebook.

Në një postim në një blog, Facebooku ka thënë se privatësia e përdoruesve të rrjetit është gjëja më e rëndësishme.

“Teksa kemi ndërmarrë hapa për të siguruar llogaritë që besojmë se janë në rrezik, andaj kemi vendosur t’ju njoftojmë me informata shtesë kur kemi dyshime të forta që një sulm i sponsorizuar nga qeveria është duke ndodhur. Do e bëjmë këtë sepse sulmet e tilla janë më të avancuara dhe të rrezikshme në krahasim me tjerat, dhe inkurajojmë njerëzit e ndikuar që të marrin aksionet e nevojshme për të ruajtur gjithçka që kanë në llogaritë e tyre”, thuhet në postimin e Facebookut për sigurinë në këtë faqe.

Facebook po ashtu thotë se këto njoftime nuk nënkuptojnë që vetë rrjeti më i madh social është në rrezik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama