Facebook mund te bisedosh me te gjithe

Facebook, mund te bisedosh me te gjithe

Facebook, mund të bisedosh me të gjithë Pas një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh. Kjo është e reja që Facebook do të vendosë shumë shpejt në çatin e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e WhatsApp.

Shumë shpejt mund t’i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si “Kërkesë mesazhi”. Harrojini pra numrat e telefonit.

“Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij”,- shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger.

E në fakt edhe më herët mund t’i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria “Mesazhet e tjera”, i aksesueshëm vetëm në kompjuter. Ndërsa me këtë të re, këto mesazhe do të shfaqen dukshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama