Daily Mail ne negociata per te blere Yahoo-ne

'Daily Mail' ne negociata per te blere 'Yahoo'-ne

Tabloidi gjigant britanik i lajmeve “Daily Mail” po kryen negociata për të blerë kompaninë e internetit “Yahoo”. Gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka raportuar se, gazeta britanike është  në negociata me kompanitë private të investimeve rreth paraqitjes së një oferte  për të blerë  “Yahoo”-në.

Zëdhënësi i “Daily Mail” ka bërë me dije se, “negociatat janë në një fazë të hershme dhe se nuk ka garanci që do të ketë ndonjë transaksion”.

Nga “Yahoo” nuk kanë dashur t'i komentojë këto pohime, megjithëse dihet që kompania është drejt rënies. Në fillim të këtij viti largoi 15 për qind të fuqisë punëtore ose rreth 1.700 të punësuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama