Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise

Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise

Tiranë, 1 dhjetor - Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nise me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës, shkruan KultPlus.

Po ashtu, kjo shtëpi operistike ka njoftuar se pikërisht prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar.

Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama