Femrat e gjata me te rrezikuara nga kanceri Ja arsye...

Femrat e gjata, me te rrezikuara nga kanceri: Ja arsye...

Një studim i fundit shpjegon një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë ndaj kancerit.

Edhe pse ende nuk janë zbuluar rezultatet e plota, një studim i fundit i Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë (që fokusohet tek qelizat hormonale) ka zbuluar një lidhje mes gjatësisë së femrave dhe rrezikshmërisë për t’u prekur nga kanceri.

Siç raportohet nga Biblioteka Kombëtare Mjekësore e Shteteve të Bashkuara dhe “Wall Street Journal”, për çdo 10 centimetra gjatësi trupore tek femra, rrezikshmëria ndaj kancerit rritet me 18%, ndërsa tek meshkujt 11%.

Specifikisht për kancerin e gjirit, femrat e gjata janë rreth 20% më të rrezikuara ndaj tij. Por të dyja gjinitë, si meshkujt, edhe femrat rrezikohen 30% më shumë për çdo 4 centimetra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama