Persiates nordik dhe meditues i vdekjes

Përsiatës nordik dhe meditues i vdekjes

Ingmar Bergmann donte të ishte gjithë jetës një njeri, i cili shtron pyetje. Pyetje për kuptimin e jetës, të psikikës, karakterit dhe ndjenjave njerëzore. Atij i kishin vënë nofkën e përsiatësit nordik. Të atij që në filma predikon apokalipsin, por vetë Bergmann e ka hedhur poshtë këtë.

Besimi fetar ishte diçka që Bergmann e mori që me qumështin e nënës. Ai lindi në vitin 1918 në Upsala në Suedi si fëmija i mesëm i një familjeje priftërinjsh me tre fëmijë. Bergmann u rrit me rregullat strike të fesë. Që herët ai zbuloi dashurinë për teatrin dhe filloi të angazhohet në një trupë teatrale studentore për t'u bërë mëpas asistent.

Më vonë Bergmann ndjeu afërsinë e filmit. Suksesin ndërkombëtar ai e arriti me filma që trajtonin dramën e marrëdhënieve mes partnerëve so "E qeshura e një nate vere", filma që ngërthenin edhe elementë të komedisë. Një fenomen, që ka çuditur vetë regjizorin.

Bergmann tregon: "Mbeta gojëhapur nga e qeshura e publikut. Që atëherë në vitin 1953 nuk shkoja më në premiera për shkak të reagimit të spektatorëve. Edhe tek filmi "Leksion dashurie" unë lëvizja poshtë e lart në hollin e kinemasë mjaft i nervozuar. Papritur dëgjova publikun të qeshte. Për herë të parë në jetën time njerëzit qeshnin për diçka që kisha bërë unë."

Krizat mes partnerëve, drama familjare, vetmia, lëndimi dhe frika-  të gjitha këto ishin tema që shfaqen rregullisht në filmat e Bergmanit. Por pikërisht këto tema i sollën atij famën botërore. Në vitin 1957 ai fitoi Palmën e Artë me legjendën mesjetare "Pasqyra e shtatë", në të cilin një kalorës luan shah me vdekjen. Ajo që vë në lojë kalorësi është jeta e tij.

Ingmar Bergmann u martua pesë herë në jetën etij. Ai ka nëntë fëmijë. Nga viti 1965 deri në vitin 1970 ai bashkëjetoi me aktoren Liv Ullman, pa u martuar.

Filmin e tij të fundit, Ingmar Bergmann e ka xhiruar në vitin 1982: "Fany dhe Aleksandër". Pas kësaj ai bëri vetëm disa bashkëpunime me televizionin dhe teatrin.

Ingmar Bergmann-in e preokuponte gjithmonë vdekja, në jetë dhe në filma. Këtë ai nuk e ndante dot. Dhe siç thoshte edhe ai vetë: ai donte të mësohej me idenë se një ditë do të vdiste.

"Vdekja ka qenë realitet gjatë gjithë jetës sime, çdo ditë që kur kam filluar të mendoj. Tani dua të largoj dhimbjet dhe të mos bëhem debil. Para 40, 50 vjetësh atëherë kisha frikë nga vdekja. Frika tashmë është shuar."

Ingmar Bergmannit vdekja i erdhi e paqme, në formën e gjumit në shtëpinë e tij në ishullin suedez Farö.

Andreas Sperling : Dw-World.de


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama