Kohët e fundit janë shfaqur shqetësime të shumta të Angelia Jolie në drejtim të bashkëshortit të saj Brad Pitt. Shkak është bërë shoqëria që ky i fundit ka me George Clooney, sjelljet e të cilit Jolies nuk i pëlqejnë aspak. Këtë ajo ia ka bërë të ditur disa herë Bradit sipas shumë intervistave që ajo ka dhënë për mjaft të përditshme rozë, por duket se problemet nuk kanë fund. Informacioni më i fundit rreth çiftit flet për një shtëpi që Cloney ka marrë afër liqenit. të njëjtën gjë ndoshta duke patur ‘zili’ nga miku i tij ka dashur të bëjë edhe Bradd Pitt duke ia propozuar bashkëshortes. Fillimisht asaj i pëlqen ideja por sapo mëson që afër tyre do të jetë dhe shoku i pashmangshëm Clooney, nuk ka pranuar në mënyrë absolute. Se si do të shkojnë më tej punët? Kjo mbetet për t’u mësuar.


Marre nga : Gazeta Shqiptare











