Sot dalin fituesit e lotarise amerikane si kontrollohet emri

Sot dalin fituesit e lotarise amerikane, si kontrollohet emri

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se pas orës 17:00 të ditës së sotme do të dalin emrat e fituesve të lotarisë amerikane. “Për DV-2016 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për t’i siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar.

Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë”, - thuhet në udhëzimin e DASH për lotarinë amerikane.

Intervistat


Intervistat për programin e DV-2016-s do të fillojnë në Tetor 2015 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe información tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit.

Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama