Titulli i këngës ‘Konvikti numër 5’, ashtu sikurse dhe në këngë të tjera të bën të mendosh se brenda përmban një fabul të shkëputur nga jeta reale e çdokujt që ka përjetuar disa vite prej studenti në një shtëpi të përbashkët të emërtuar kahershëm konvikt. E në fakt përshtypja e parë nuk të gënjen, fitili i kuq i fabulës është dashuria mes 2 të rinjve, vendi i takimit? “Kovikti 5”. Një videoklip as më pak e as më shumë se i realizuar thjeshtë, në stilin e këngëtarit nostalgjik që rrëmben dhe shijet e publikut pse jo në moshë më të re. Por djali i tij nuk ka mbetur më pas. Në të njëjtën kohë Ermali publikon videon më të re ‘E shkuar e harruar’, që në fakt nga titulli duket si një bashkangjitje e titullit të këngës së babait të tij Sabriut ‘Konvikti numër 5’.

Marre nga : Gzaeta Shqiptare











