Florian Mumajezi, kantautori i kërkuar këto ditë të nxehta vere po e kalon duke krijuar ritme të nxehta. Emra të njohur e jo shumë të njohur presin punët e tij, me shpresën që të kenë një hit këtë verë. Që nga Eranda Libohova, motrat Zanfina e Adelina Ismaili e deri tek këngëtarët e rinj. Duke mos i lënë aspak kohë për të pushuar, apo për të krijuar diçka plotësisht të tijën. Megjithatë ai di ta menaxhojë mirë kohën. Do të na surprizojë të gjithëve pikërisht në momentin e duhur, me një këngë të tijën, ndoshta shumë shpejt edhe me një album… “Bluetooth” ju tregon për më tepër të rejat, që do të kemi nga Flori këtë verë… Përveç emisionit në ENG Radio, janë të shumtë këngëtarët, që trokasin në studion tuaj. Me kë po bashkëpunoni aktualisht?

Në fakt nuk është një bashkëpunim i vetëm, që të mund të them vetëm një emër. Në këto kohë kam bërë disa këngë, ku midis tyre mund të përmend një këngë për Zanfinën, e cila do ta nxjerë shumë shpejt këtë këngë të re. Gjithashtu në proces janë këngë të këngëtarëve, si; Adelina Ismaili, Eranda Libohova, Kaltrina Selimi, Sinan Goxha, Johana, Gili, e shumë të tjerë. Shumë artistë kanë nisur të shfaqen në koncertet, që organizohen në qytetet bregdetare, si çdo verë. Ju do të jeni të pranishëm në ndonjë prej tyre? Po sigurisht, kam pasur mjaft oferta për të kënduar. Dhe do të kemi edhe ne turnetë verorë. Kështu që do të jemi në koncert në disa qytete si; Durrës, Vlorë, Sarandë, Ulqin (Mali i Zi), etj. Keni bashkëpunuar me shumë artistë. Kë vlerësoni si më të frytshmin? Është e vërtetë, kjo që thoni ju, por për mua si Flori, Elvana qëndron në krye.
Kjo, spese edhe për faktin se me Elvanën kam një raport që të dy e shohim këngën si krijim dhe nuk e shohim aspak si biznes. Kur mbarojmë një këngë e shohim si rezultat për të çuar muzikën më lart dhe emocionohemi kur ajo del mirë. Me të sigurisht që kam edhe një raport special, sepse ajo menaxhohet nga ENG Radio. A keni ndonjë surprisë për fansat tuaj këtë verë? Siç ju thashë punët e mia këtë verë konsistojnë në krijimin e muzikës për shumë këngëtarë. Dhe kjo më pengon në një farë mënyre për t’ju dedikuar më shumë muzikës për veten time. Megjithatë jam duke punuar për një material, që do të jetë në treg në fund të verës, pasi ka akoma punë për të bërë me të.
Është një singëll, që dua ta hedh në treg në momentin e duhur. Po ndonjë projekt afat gjatë, si ndonjë album? Jam duke menduar dhe për të realizuar edhe një album timin, por më duhet ta menaxhoj më mirë kohën. Gjithsesi nuk do të jetë larg koha, kur të gjithë dashamirësit e mi të kenë në duar albumin tim. Po me Sonin, a keni menduar të bëni ndonjë duet? Apo po realizoni ndonjë këngë për të? Sonit do t’i realizoj këngë ashtu siç ka ndodhur edhe me albumin e parë. Po pushime a do të ketë për Florin këtë verë? Në të vërtetë këtë verë kam vetëm pak kohë të lirë. Maksimumi një javë. Jemi një grup miqsh që kemi menduar të shkojmë në Kroaci. Dhe kjo do të jetë e vetmja kohë, që do të jem larg muzikës.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











