Konsumimi i lengut te portokallit te ben mire per kujtesen

Konsumimi i lengut te portokallit te ben mire per kujtesen

Nëse jeni adhurues i lëngut të portokallit dhe e konsumoni atë çdo ditë, atëherë ja një lajm i mirë për ju. Një studim i fundit tregon se lëngu i portokallit mund të ndikojë pozitivisht në funksionimin e disa zonave të trurit tuaj.

Në një ekpseriment të Universitetit të Reading-ut, ku morrën pjesë 37 veta, të ndarë sipas gjinisë 24 femra dhe 13 meshkuj, nga mosha 60 deri në 81 vjeç, u provua se lëngu i portokallit ndihmon në zonën e trurit që lidhet me kujtesën te njerëzit e moshuar.

Këtyre personave iu është kërkuar të konsumojnë 500 ml lëng portokalli në ditë, për tetë javë me rradhë, dhe rezultatet nuk kanë munguar. Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të antioksidantit të quajtur flavonoids, që është i pranishëm në nivele të larta tek portokalli.

“Pas këtij eksperimenti, kemi parë rezultate vërtetë mbresëlënëse. Zonat e trurit që lidhen me kujtesën, tek personat e përfshirë në këtë eksperiment, kanë arritur të funksionojnë 8% më mirë se para tetë javësh”-, është shprehur Dr. Daniel Lamport, nga Universiteti i Reading-ut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama