Nga Tolstoi te Mark Twain 11 te medhenjte qe nuk kane marre Cmimin Nobel

Nga Tolstoi te Mark Twain: 11 te medhenjte qe nuk kane marre Cmimin Nobel

Historia nuk gabon dhe sipas saj ka pasur disa shkrimtarë të mëdhenj që edhe pse e meritonin, nuk e fituan kurrë çmimin Nobel. Një ndër ta është Jorge Luis Borges. Argjentinasi nuk shkroi romane, por disa nga tregimet e tij mbeten në qendër të vëmendjes së kritikës e të lexuesve edhe sot e kësaj dite. Konsiderohet si një nga shkrimtarët argjentinas, që vlerësohen më shumë në mbarë botën.

Sipas disa kritikëve e dashuronjësve të letrave të bukura, Vladimir Nabokov, autor, ndërmjet tjerash, i “Lolitës” së famshme, ishte i pari në listën e Çmimit Nobel më 1974. Por në fund nuk e fitoi.

Edhe Graham Greene, si Nabokovi, ishte ndërmjet kandidatëve të Nobel-it më 1974 e as ai nuk e fitoi, sepse veprat e tij përshkohen fuqimisht nga fryma e katolicizmit, për të cilën u përfol nga kritika e Evropës së ftohur nga feja. Gjithsesi çmimin, që nuk e mori nga Akademia Mbretërore e Suedisë, e mori nga lexuesit në të katër anët e botës, për të cilët rrëfimet e tij mbeten në radhët e para të kryeveprave, krijuar nga njerëzimi në rrjedhë shekujsh.

Por edhe Leon Tolstoj, autor i dy romaneve më të mëdhenj, që u shkruan ndonjëherë: “Ana Karenina” dhe “Lufta e paqja”, nuk iu dha kurrë Nobeli për shkaqe ideologjike.

Edhe James Joyce që është, pa dyshim, shkrimtari irlandez më i famshëm, me ndikim më të fuqishëm  nuk e ka fituar Nobelin. Por me apo pa çmimin Nobel, ai mbetet vigan i letrave botërore.

A janë dhënësit e Çmimit Nobel anti-amerikanë? Ata kanë injoruar gjigandët e letërsisë amerikane si Mark Twain, Henry James dhe John Updike.

1. Mark Twain
1835-1910

Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.

2. Leo Tolstoi
1828-1910

Leo Tolstoi, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoi po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

3. James Joyce
1882-1941

James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

4. Marcel Proust
1871-1922

Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.

5. Henrik Ibsen
1826-1906

Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

6. Emile Zola
1840-1902

Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

7. Robert Frost
1874-1963

Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.

8. W. H. Auden
1907-1973

W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Award” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.

9. Vladimir Nabokov
1899-1977

Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.

10. Virginia Woolf
1882-1941

Vetëm 13 gra e kanë fituar Çmimin Nobel në 114 vite histori dhe shkrimtarja e madhe moderniste Virginia Woolf nuk është mes tyre. (Lista e grave fituese është: Selma Lagerlöf, Grazia Deledda, Sigrid Undset, Pearl S Buck, Gabriela Mistral, Nelly Sachs, Nadine Gordimer, Toni Morrison, WisÅ‚awa Szymborska, Elfriede Jelinek, Doris Lessing, Herta Müller dhe Alice Munro)

11. Jorge Luis Borges
1899-1986

Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama