Berati i shek.XX energjia dhe topografia e qytetit te gurte

Berati i shek.XX, energjia  dhe topografia e qytetit te gurte

“Këto vlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit”. Kështu do ta vlerësonte Beratin muzeal ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Perez De Kuellar, ndërsa e vizitonte në 1990.

Të tjerë personalitete si shkrimtari Orhan Pamuk, piktori dhe poeti Edward Lear kanë mbetur të magjepsur nga tradita e lashtë dhe trashëgimia kulturore e Beratit.

Në dekada Berati ka ndryshuar shumë, por çfarë i ka mbijetuar kohës dhe në fakt lufton çdo ditë për ti mbijetuar shpesh edhe indiferencës, është identiteti topografik, arkitektura autentike e lagjieve muzeale, që sa herë i sheh me sy të lirë, kupton se çfarë fuqie fshihet në imagjinatën krijuese të njeriut.
 
Berati i viteve 1900 shfaqet në këto foto jo vetëm si një perlë arkitekturore, që po të mos e prekësh më dorë, ta shkelësh me këmbë, do të mendosh se është imagjinata e ndonjë piktori me fantazi të rrallë. Ai vjen edhe si një copëz e gjallë dëshmie e jetës shoqërore, ekonomike, tregtare, të zhvilluar brënda infrastrukturës së gurtë.

Historia e Beratit është përnjëherësh edhe kulturë edhe energji njerëzore. Nga emrat e ndryshëm që qyteti ka marrë deri në format dhe lidhjet infrastrukturore ku zhvillohet ekonomia dhe arkitektura tipike e tij.

Këto foto janë vetëm një kapje e kohës, një fragment në shumësinë pasurore të Beratit, që rrjedh në kohë si burim i pastër vlerash historike dhe kulturore.
 

Viti 1904

Qendra më të rëndësishme ekonomike e Shqipërisë Jugore, pas Janinës, ishte Berati. Qyteti i Beratit ishte një nyjë e rëndësishme takimi e katër rrugëve kryesore, dy nga të cilat përmes skelave të Vlorës dhe të Durrësit lidheshin me botën tregtarë të përtej detit, kurse dy të tjerat, me pjesët e brendshme të Ballkanit. Dy rrugët që e lidhnin me detin ishin: njëra që kalonte nëpër Qafën e Sqepurit, në Roskovec, Fier dhe Vlorë, ndërsa tjetra që kalonte mbi Seman, në Lushnjë. Kavajë e Durrës. Dy rrugët e brendshme ishin: ajo që kalonte në Gllavë, Këlcyrë, Përmet, Janinë dhe ajo që lidhte Beratin me Korçën duke vazhduar nga Kuçova, Elbasani, Qafë-Thana, Ohri ose rruga malore që kalonte nëpër Skrapar dhe Korçë. Por Berati lidhej me detin edhe me anë të lumenjve Seman dhe Vjosë, ku deri vonë lundronin anije të një aftësie të vogël bartëse, deri 130 tonë. Pazari i Beratit me formën e tij të zgjatur, qe vendosur në mes rrugës kryesore të qytetit dhe lumit të Osumit, i cili e ndante këtë qendër në dy pjesë të ndryshme. Duke përjashtuar tregun e vogël të ndodhur lart në pjesën e banuar të kështjellës, pazari i Beratit gjatë viteve 30 kishte 520 dyqane dhe punishte të zejeve ngë më të ndryshmet.


 

Më tepër se 20 fshatra kërcënuan të kalonin në besimin katolik, mbasi metropolia bashkë me zaptiet turke, që hanë në një çanak, i kanë marrë popullsisë së varfër gjithçka që ajo mund ta quante të sajën.

 

Në sanxhakun e Beratit gjëndja u vështirësua shumë. Muhamedanë e të krishterë, gjithë katundarët e Beratit që bëheshin më shumë se 400 fshatra i bënë një lutje guvernës për të ulur ca taksat që po i mernin shpirtin.  Berati ishte plot me lypsa… Disa prej tyre jetonin nëpër shpellat anës lumit, jashtë qytetit. Komunikimi me botën e jashme është i vështirë dhe shumë i kufizuar; bujqësia është e prapambetur dhe, po qe se prodhimi nuk është i mbarë, pllakos uria. Si pasojë e thatësirës së vitit 1902, shumëfshatarë vdiqën nga uria, edhe pse u përpoqën ta mbanin frymën gjallë duke ngrënë gjethe dhe lëvore pemësh dhe, siç thamë, njerëzit s’e kanë marrë akoma veten nga kjo krizë.

Qyteti i vjetër quhet Kastra, që tingëllon sikur këtë emër ta ketë marrë nga Romakët ( që ata kanë pasur këtu, dikur, një qytet, kjo duket qartë nga disa
piktura që ndodhen në murin e një kishe ) dhe që është vendosur në majë të një kodre mbi lumë.

 

 

Shekulli XX

Në vitet e para të shekullit XX banorët e Beratit pronarë të ullishtes dhe në veçanti kalarinjtë të ardhur nga mërgimi, ndërtuan çezma jashtë mureve të Kalasë, sidomos në kodrat e Biftës, Shëndëlliut, të Gërricës. Për mirëmbajtjen e tyre ishte ngritur një shoqëri mirëbërse nga kalarinjtë.

Në fillimet e shekullit XX, ballkanologu i shquar Karl Patç vizitoi Beratin, Vlorën dhe vende të tjera përreth. Ai është i pari qëzbuloi qytetin e Amantias dhe që botoi një raport të detajuar lidhur me qytetin e lashtë të Bylisit, Klosit, Beratit etj. Lundra që lidhte lagjen Goricë me qëndrën, shërbehej nga Jani Gajta nga Mangalemi.

Në gjysmën e parë të shekullit XX, u bë i njohur, si një poet filozof me një zë të veçantë, Ferit Vokopola.  Më pas, nga mesi i shekullit, u veçuan pesë poetë, që patën një krijimtari të ndërprerë: Jani Dodi, Kristaq Tutulani, Vexhi Buharaja, Namik Mehqemeja, Margarita Tutulani.  Lagja Kala furnizohej me ujë të pijshëm nga puset dhe burimet, me ujarë, që e transportonin me bucela druri me kafshë. Ujarët ishin Ngjel Cimbidhi, Pilo Çapi, xha Kozi, etj.

 

Materialet historike dhe fotot janë mundësuar nga studiuesi Beratas Ajet Nallbani


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama