Nje trajtim i shpejte i depresionit

Një trajtim i shpejtë i depresionit

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm i rëndësishëm për miliona vetë që luftojnë depresionin – 1 në10 amerikanë marrin barna kundër depresionit dhe ky trajtim zgjat me javë apo muaj.

Por në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit, neuro-shkencëtarët po provojnë një grup të ri barnash kundër depresionit që mund të ofrojnë një mënyrë të re për luftimin e depresionit brenda një kohe shumë të shkurtër; jo javë e muaj, por vetëm disa orë.

Ilaçet tipike që përdoren sot kundër depresionit vënë në shenjestër serotonin në tru – një kimikat që kontrollon lumturinë, dhe rezultatet e trajtimit me këtë grup barnash mund të shihen vetëm pas 4 deri 6 javësh. Ndërsa ilaçi i ri, që është duke u eksperimentuar, vepron krejt ndryshe pasi në shenjestër vë sistemin glutomate në tru, duke ndikuar tek neuronet që kontrollojnë gjendjen shpirtërore a psikologjike, dhe rezultati apo ndryshimi i gjendjes së pacientit mund shihet brenda pak orëve.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/12/14/nje-trajtim-i-shpejte-i-depresionit/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama