Kremrat e bere vete bukuria eshte nje loje

Kremrat e bërë vetë, bukuria është një lojë

Duhet ti thoni lamtumirë gjithë produkteve kozmetike. Mjaft, me kremrat që duken si shpikje të Nazës. Vajza "natyrale" e ushqen fytyrën me kos,trajton flokët me limon, përgatit maskën me miell bajamesh. Natyrale 100%: fruta, minerale, dhe bimë të shtypura ose të përhapura direkt në fytyrë.

E gjithë kjo bëhet në kuzhinë, me një shtrydhës frutash. Me një mollë, për shembull mund të përgatitet një ujë antioksidues shumë lehtë. Me një kos dhe një lugë kafeje mjaltë mund të përftohet një qumësh riekuilibrues për fytyrën. Kozmetikat natyrale janë një mënyrë e mirë për të trajtuar fytyrën, por mund të jenë dhe një mënyrë argëtimi. Deri tani kjo mënyrë është përdorur nga personat që janë fanatikë të natyrës dhe nga ata që kanë alergji nga detergjentët kimikë. Por, mund të bëhet një hobi: ndryshe nga një dhuratë e zakonshme, një mikeje mund ti dhurosh një tonik trëndafili, ose diccka tjetër të bërë me duart tuaja. Mund të freskoni trupin, si një damë e vërtetë e shekullit të XIXduke përdorur një përzierje të uthullës së mollës, lavandër dhe rozmarinë. Më të apasionuarit mund të provojnë maskën "goditje drite" : e bardhë veze e rrahur, limon dhe kos.

Prodhimi i këtyre produkteve kërkon një higjenë maksimale; duar shumë ta pastra, kavanozë xhami, dorashka. Ato mund të ruhen për një muaj, jo më shumë, preferohet të ruhen në frigorifer, në enë të pastra dhe të mbyllura mirë. Ndryshe nga produktet e shitura në parfumeri që përmbajnë një sasi të madhe përbërjesh dhe lëndësh, këto janë të bëra në shtëpi, 100% bimore dhe aktive. Duhet të kemi kujdes, sidomos me esencat e vajit që përdorim, ndërsa kualiteti i lëndëve të para( perime, bimë, fruta, kos, vezë) është thelbësor dhe duhet të jetë shumë i mirë. Mungesa e parfumit, ngjyruesve, i bëjnë këta kremra më të mirë, por dhe më të vështirë për tu thithur. Shampot e prodhuar në këtë mënyrë, për shembull, janë lëngje, por nuk bëjnë asnjëherë shkumë.

Banja me qumësht
E thënë ndryshe "Banja e Kleopatrës". Në kohët antike, qumështi i dhisë bashkohej me mjaltë për të bërë lëkurën të butë dhe të rrëshqitshme.

Banja me verë
Vinoterapia stimulon efektet diuretike. Sot kanë dalë në modë dhe masazhet me kokrrën e rrushit.
 

Elona Demollari  : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama