Komedia romantike e Kadarese se shpejti film

Komedia romantike e Kadaresë, së shpejti film

Menaxheri i përgjithshëm i L.A.R.A Enterprises, Alan Mixhiç (Alain Midzic), menaxher i njohur gjerman me prejardhje boshnjake vendosi që së bashku me artistin dhe producentin Blerim Destani të realizojnë këtë projekt filmik tërësisht në Maqedoni dhe Shqipëri, me buxhet më tepër se 2,5 milionë euro. Xhirimet do të kryhen në 38 vende të ndryshme, nga të cilat 34 gjenden në Maqedoni, ndërsa 4 të tjerat në Shqipëri. Në periudhën prej 18 korrikut deri më 27 gusht xhirimet do të realizohen në Shkup, rrethin e Shkupit, rrethin e Kumanovës dhe Bistrës, ndërsa java e fundit është paraparë të zhvillohet në Shqipëri.

Drejtor i fotografisë është irlandezi Donal Gilian (Donal Gillian), i cili ka punuar në filmin e Stiven Spilbergut "Shpëtoni ushtarin Rajan", si asistent i parë i drejtorit të fotografisë, si dhe në klipe të shumta muzikore me grupin e njohur U2. Rolet kryesore u janë besuar artistëve të njohur dhe me përvojë nga vende të ndryshme, siç është producenti dhe artisti i ri gjerman me prejardhje shqiptare Blerim Destani, artisti i Hollivudit Ralf Muler (Ralph Moeller), i cili ka marrë pjesë në blokbasterin e njohur botëror "Gladiatori", artisti gjerman Tomas Haince (Thomas Heinze), i njohur me numrin e madh të roleve në filmat televizivë dhe serialet gjermane të popullarizuara, Masiela Lusha (Masiela Lusha) e cila ka marrë pjesë në TV serialin "Ligji dhe Drejtësia" („Law & Order"), si dhe artisti i njohur maqedonas Vllado Jovanovski. Në rolet tjera do të marrin pjesë: Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska (Naomi Valeska) etj. Ekipi i filmit gjithashtu është me pëprbërje të ndryshme nacionale.

Punëtorët filmikë maqedonas janë të përfshirë në të gjitha njësitë. Si Lajn producent paraqitet emri i Kristijan Risteskit, Unit Production Manager është Robert Jazaxhiski, skenograf Igor Toshevski, ndërsa për kostumet do të kujdeset Zhaklina Krstevska.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama