Në katin e dytë, në fakt pushojnë të vdekurit: në sirtarë të mirëmbështjella librash presin emra të pafund njerëzish dhe lidhjesh familjare e farefisnore, që përcillen nga kronikat dhe listat e adresave, që presin të katalogizohen. "Ne mbledhim gjithçka që na intereson në lidhje me të dhënat", shpjegon ElÃn EngibjÃrg EyjÃlfdÃttir. 28-vjeçaria punon në Shoqatën Gjenealogjike të Islandës (ORG). Themeluesi i saj, Oddur Helgason, ka pasur gjithmonë një pasion të vërtetë për rrënjët familjare të njerëzve e bashkatdhetarëve të tij. Kur ai para 11 vjetësh i dha fund profesionit të tij si peshkatar e doli në pension, e ktheu pasionin e tij në një profesion të vërtetë dhe ia nisi punës, duke mbledhur të dhëna e regjistruar çdo gjë që kishte të bënte me origjinën e rrënjët gjenealogjike të islandezëve.
Tashmë, 65-vjeçari, me një pasion të palodhshëm vijon të mbledhë papushim sidomos të dhëna që vijnë së pari nga regjistrat kishtarë, ku flitet për lindjet, martesat, vdekjet dhe i boton ato më pas në gazeta. "Ato janë një ndihmë e madhe për ne, pasi këto informacione janë shumë efikase", shpjegon Eyjólfdóttir. Ndërsa në Europën kontinentale, lajmërimet e vdekjeve zënë vetëm pak centimetra vend në gazeta, në gazetën e mirënjohur vendase "Morgunbladid", çdo i ndjerë "korr" njëherësh shumë lajmërime e dedikime, ku zënë shumë vend, sidomos një vështrim i hollësishëm i biografisë së personit të ndjerë, karrierës dhe rrënjëve familjare në ditën e përcjelljes për në botën tjetër. Ato çka shkruajnë në to shokët, miqtë e të afërmit, zënë shpesh 10-15 faqe. Një bazë të dhënash të ORG-së (Shoqatës së Gjenealogjisë Islandeze) përmbledh ndërkohë më shumë se 656.000 emra aktualisht. "Nëse njerëzit na thonë se si quhen, atëherë Oddur ka shumë gjasa të dijë të tregojë më shumë për ta, se sa për veten e tij", përbetohet EyjÃlfdÃttir, ndërsa ish-peshkatari mbledh me zell të dhëna e i hedh në kompjuter dhe tërheq gjithnjë e më shumë libra e regjistra nga sirtarët e bibliotekës. Por edhe jo profesionistëve e sharlatanëve, mbiemrat e islandezëve mund t‘u tregojnë diçka më shumë për origjinën e tyre familjare, pasi ata shpesh përfundojnë me mbaresën "son" (i biri) apo dhe "dÃttir" (e bija).
Kërkimi i rrënjëve familjare, sport popullor Të gërmosh në origjinën tënde, në Islandë është bërë tashmë një lloj sporti popullor. Kërkimi i gjurmëve të tyre duket se është sigurisht më i lehtë, se sa në vende të tjera në Europën kontinentale, pasi me rreth 300.000 banorët që ishulli numëron, ai është plotësisht i kontrollueshëm. Shoqëria vendase atje vlen si relativisht heterogjene, për shkak të izolimit gjeografik që gëzon ishulli mitik. Përveç kësaj, qysh në kohët e hershme janë bërë përpjekje të regjistrohen të dhëna e të shkruhej një libër mbi këtë çështje. Kush dëshiron të mësojë rrënjët e të parëve të tij e të njohë më mirë lidhjet gjakut, mund të konstatojë shumë kollaj se: të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër, janë shumë të afërt me njërivendi tjetrin. Kështu, atje duket se ka bërë bujë lajmi se edhe e mirënjohura, këngëtarja vendase Björk, nuk mund t‘i shpëtojë dot afërsisë familjare me shumë njerëz të thjeshtë, të cilët kur e marrin vesh këtë, ndjehen krenarë. "Ne jemi të gjithë në një farë mënyre, të afërm e farefis i Björk-ut", thotë duke buzëqeshur Eyjólfdóttir dhe hidhet menjëherë në kompjuter për të dëshmuar pretendimin e saj, duke iu referuar të dhënave që ofron ai: peshkatari në pension dhe këngëtarja me famë ndajnë së bashku rrënjë të njëjta, që datojnë nga viti i largët 1747, ku emri i Jón Porgilsson është ai që i bashkon.
Deri në vitin ‘20 pas Krishtit, është koha kur Helgason ka arritur t‘i ndjekë gjurmët e shumë prej bashkatdhetarëve të tij. Mbi 5900 hyrje janë futur në regjistrin e tij vetëm me mbiemrin e tij - e ndër ta edhe mbreti norvegjez, Haraldur Hálfdanarson. Për kronikat mbi islandezët, që kanë emigruar jashtë vendit - pra drejt Europës kontinentale, Amerikës apo madje edhe drejt Brazilit - në ORG ka një hapësirë ekstra, që po mbushet dalëngadalë me të dhëna shtesë. Ngaqë baza e të dhënave e Helgason, nuk të ofrohet me akses të lirë në internet, Eyjólfdóttir është e detyruar kësisoj t‘u përgjigjet pothuajse çdo ditë emaileve të bashkatdhetarëve të saj nga Amerika apo Kanadaja, që pyesin për rrënjët e tyre familjare nga njërivendi i vogël verior europian. Por gjithsesi, baza e të dhënave më e madhe dhe më e preferuar që lidhet me kërkimin e rrënjëve familjare, është lehtësisht e aksesueshme në internet - gjithsesi vlen vetëm për islandezët dhe jo për të huajt. "ÃslendingabÃk" (ose në shqip: libri i islandezëve) është në thelb një projekt i Fridrik SkÃlason. Ai e nisi këtë punë thjesht si një hobi, ndërsa zhvilloi një soft në vitin 1988, për të përmirësuar kërkimin e rrënjëve gjenealogjike të bashkatdhetarëve të tij dhe u mor me të për nëntë vjet rresht, duke ngritur në këmbë një bankë të dhënash plot fakte e shifra të nxjerra nga përralla, gojëdhëna, mite, legjenda e libra popullorë, përveçse libra e regjistra zyrtarë nga kishat e administrata vendase. Sistemi i tij, në thelb dëshmohet më profesional se sa ai i Helgasonit, e ndërkohë ai mund të rritej e përmirësohej ndjeshëm falë teknikave më të fundit dixhitale: në vitin 1997 "Decode Genetics" trokiti në dyert e tij, një ndërmarrje islandeze kjo, që dëshironte të bënte lidhjen mes bazës së të dhënave të SkÃlason me kërkimet në fushën e mjekësisë, për të ndjekur në këtë mënyrë, ecurinë e sëmundjeve gjenetikisht të transmetueshme sa më thellë në kohë. E kështu lindi dhe "ÃslendingabÃk".
Më pas iu vunë punës 40 bashkëpunëtorë për mbledhjen e të dhënave dhe hedhjen tyre në kompjuter. Ndërkohë numri i regjistrimeve në "ÃslendingabÃk" (Libri i islandezëve) ka shkuar tek rreth 740.000 vetë. "Ky numër i përgjigjet gjysmës së njerëzve, që kanë jetuar këtu", thotë me krenari Skúlason. Hobi për të kaluar kohën e lirë Pas protestave masive nuk u arrit të publikohej për arsye etike banka e të dhënave e të gjithë të sëmurëve në vendin ishullor - ndërkohë që si alternativë është paraqitur deri diku edhe libri "ÃslendingabÃk", duke u bërë në një farë mënyrë edhe mjet për kalimin e kohës së lirë apo një hobi për shumëkënd që navigon në internet. Kështu lehtësisht me një fjalëkalim e një emër përdoruesi, mund të klikosh në faqen përkatëse të internetit e të hedhësh në një formular të dhënat e tua, e më pas do të shohësh një mori të dhënash e pikash referimi me paraardhësit e tu. Në përdorimin e përditshëm, "Ãslendingabók" kërkohet shumë, për të konstatuar së pari se sa afër gjenealogjikisht mund të jetë dikush me Kryeministrin e vendit për shembull, apo me VIP-a të jetës publike në vend, siç është dhe mbajtësi i çmimit "Nobel", krenaria e islandezëve, Hálldor Laxness, ose dhe thjesht afërsia gjenealogjike me shoqen apo të dashurën.
Për sa i përket ruajtjes së privatësisë e ndalimit të publikimit të të dhënave personale, gjë e cila mund të sillte dhe shumë keqinterpretime apo abuzime, për shumë islandezë kjo nuk përbën ndonjë problem në rastin konkret. Islandezët reagojnë ftohtë ndaj këtij lloj shqetësimi, pasi tek e fundit, thonë ata, çdokush që i lejon pak kohë vetes, mund të shkonte nëpër biblioteka që para se të niste dixhitalizimi e të kërkonte lirisht rrënjët e tij. E nëse dikujt i shkon realisht mendja të nisë një procedurë gjyqësore për shkelje të së drejtave personale, ai me shumë gjasa do t‘i nënshtrohej një kohe të gjatë shqyrtimi, thotë profesor Antropolog, GÃsli Pálsson, që ka vëzhguar hollësisht zhvillimin e bankës së të dhënave ndër vite: "Unë nuk ia kam idenë se si mund të shkonte puna, por deri më tani nuk kemi pasur asnjë denoncim", thotë ai.
Marre nga : Gazeta Shqip











