Regjisori 11-vjecar Indiani qe habiti Boten

Regjisori 11-vjecar, Indiani qe habiti Boten

Me prodhimin "Care footpath", djali ka hyrë në rekordin "Guiness" (Gines) si regjisori më i ri i planetit. Në film, Kishan tregon historinë e një jetimi të varfër 7-vjeçar, i cili gjendet në rrugë dhe adoptohet nga një zonjë plakë. Pas takimit me disa djem të tjerë që e ofendojnë dhe e konsiderojnë injorant, për fëmijën, përvetësimi i edukimit dhe shkollimit, bëhet një sfidë që duhet kaluar. Filmi bazohet në një histori të vërtetë. Regjisori vogëlush, u nderua me një çmim special, për temat e trajtuara në filmin me metrazh të gjatë.

Përpara se të debutonit në regji, ju keni interpretuar në 500 episode televizive dhe 25 filma, njëri prej të cilëve në moshën 4-vjeçare. Të pëlqen më shumë të drejtosh apo të luash film?

Tani që e kam provuar mund ta them: adhuroj të drejtoj. Është e vërtetë që në këtë mënyrë ke më shumë përgjegjësi, por mbajtja nën kontroll e trupës të jep një kënaqësi të madhe. Do të ishte më mirë që në debutimin tim si regjisor të mund të shmangia edhe përfaqësimin si aktor. T‘i bëja të dyja ka qenë vërtetë shumë e lodhshme për mua.

Si lindi ideja e këtij filmi, në konkursin më të përshtatshëm, festivali për fëmijë të "Giffoni Valle Piana"?

Duke xhiruar nëpër rrugët e Bangalorit, mbeta i goditur nga të gjithë ata fëmijë që merren me qira për 50 rupie (monedha indiane), një shifër qesharake dhe shesin gazeta ose kërkojnë lëmoshë nga bandat e organizuara. Një nga këta fëmijë më ka treguar historinë e tij dhe në fillim unë shkrova subjektin, pastaj skenarin. Kështu, pas këshillave të tim ati, i cili është edhe producent, morra kurajë dhe vendosa që ta realizoja unë vetë, me 1 milion euro. Tani i jap të drejtë. Një film drejtuar nga një fëmijë, mbi një histori fëmijësh, ka një ndjeshmëri ndryshe nga ajo e të rriturve, që tregojnë histori për fëmijërinë. Faktikisht, vetëm njëri nga ne mund të hyjë vërtetë në atë botë.

Si keni mësuar të drejtoni?

Unë jam një djalosh shumë kureshtar. Kur isha aktor, shihja të gjitha lëvizjet e regjisorëve, i pyesja të gjithë për teknikat e veçanta.

Përse kishit dëshirë të tregonit pikërisht një histori fëmijësh?

Sepse gjendja e fëmijëve të vegjël, që kanë lindur të varfër, në Indi, është vërtetë dramatike. Kisha dëshirë ta dëshmoja, t‘u bëja homazh këtyre njerëzve fatkeq. Prindërit e mi, më thonë gjithmonë se nëse bën një gjest human, Zoti do të ta shpërblejë më pas.

Je frymëzuar gjë nga ndonjë regjisor i famshëm?

Jo, por më pëlqejnë shumë filmat e Stiven Spilberg, duke filluar që nga "Lista e Shindlerit". Ndërkohë, aktorët që preferoj më shumë janë Anzholin Zholi dhe Keanju Rivs.

Është e vërtetë që ju pëlqen të drejtoheni nga Roberto Benini?

"Po. Kjo është shumë e vërtetë dhe ju lutem shkruajeni këtë në intervistë, në mënyrë që ai të jetë në dijeni dhe ndoshta do të kem mundësinë që të përfshihem në filmin e tij të ardhshëm. Filmi "Jeta është e bukur", më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Më ka mësuar që në jetë duhet të jemi të fortë dhe që për të gjetur lumturinë, duhet të kalosh mijëra vështirësi".

Por kur punon, si ia bën me shkollën?

Nuk shkoj në shkollë. Pastaj i rikuperoj të gjitha me leksione private dhe më ndihmojnë shumë edhe mësuesit dhe shokët e mi të klasës. Dhe mbi të gjitha, unë sot nuk kam humbur asnjë vit dhe së shpejti do të vazhdoj edhe shkollën e mesme.

Keni ndonjë projekt si regjisor?

Së shpejti do të nis një film me shumë efekte speciale, një bashkëprodhim indiano-kanadez. Jam shumë i pasionuar pas kompjuterëve grafikë dhe teknologjisë me një cilësi shumë të lartë. Në këto kushte, im atë më quan një gjeni të vërtetë

Bebi-regjisor dëshiron të takojë Beninin


Kishan Shrikanth, regjisori më i ri i botës, ka pohuar se ka një dëshirë të madhe: të takojë mitin e tij, Roberto Beninin. Kishan, një djalë indian 11-vjeçar konkurron në Festivalin e Filmit "Giffoni" (Xhifoni) me filmin e tij të parë si regjisor, "Care of Footpath" dhe ëndërron një shkëmbim idesh me regjisorin toskan. Kishan Shrikanth e ka nisur karrierën e tij në moshën 4-vjeçare, ka recituar në 25 filma e në më shumë se 500 episode për TV. Tani ai ka hyrë në librin "Gines" si regjisori më i ri në botë.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama