Rama i entuziazmon shqiptaret me Mercedes gjermanet me...

Rama i entuziazmon shqiptaret me Mercedes, gjermanet me...

Kryeministri Edi Rama vizitoi Gjermaninë. Ai mbërriti në Baden Vyrtemberg, i ftuar nga dhoma e tregtisë, për të diskutuar me biznesin gjerman për mundësitë e investimeve në Gjermani. Pavarësisht problemit të azilkërkuesve, nuk ka pasur asnjë diskutim në këtë fushë. Rama ishte për një vizitë në muzeun e Mercedes Benz dhe ka postuar një foto të ditës ku duket flamuri shqiptar mes flamujve të Mercedes Benz, makinës së preferuar të shqiptarëve.

Ndërkohë gjermanët i ka entuziazmuar me diçka tjetër. Gazeta e Berlinit, BZ, shkruan se në galerinë Michael Schultz është hapur një ekspozitë me vizatimet e Edi Ramës.

“Edi Rama është shefi i Partisë Socialiste dhe gjatë konferencave, takimeve apo telefonatave, ai pikturon mbi fletët e kalendarit të punës,” shkruan BZ.

Ekspozita titullohet “Lulet e kalendarit”. Ekspozitën e ka vizituar edhe ish- ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fisher. Në kalendarin me ngjyra të Ramës është pikturuar edhe në ditën kur Fisher vizitoi Tiranën.

“Mund të shikoni vibrimet tona të mira,” bën humor Fischer.

“Unë mund të përqendrohem më mirë në punën politike, duke pikturuar,” thotë Rama. Gazeta shkruan se Rama po përpiqet të ndërtojë një shoqëri të re në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama