Toto Riina Liromeni tu spastroj ISIS-in. Te vdes me nder si i krishtere

Toto Riina: Liromeni tu spastroj ISIS-in. Te vdes me nder si i krishtere

Toto Riina është një emër i njohur përtej Italisë. Ai është edhe një emër i frikshëm. Ka qenë pjesë për shumë kohë në rrethin e “burrave të frikshëm”. I tillë mbetet edhe atje pas hekurave.

Ai ka pranuar se ka qenë mafioz, ka pranuar se ka drejtuar “Cosa Nostra”-n, dhe se ka vrarë dhjetëra njerëz madje edhe se ka urdhëruar vrasjen e Falcones dhe Borsellinos, por pranon se nuk i do as ata që nuk janë të Krishterë.

Ky është bosi i bosëve, Toto Riina, kreu i mafies Siçiliane, i cili megjithëse me disa dënime të përjetëshme në burg, përsëri çudit me bëmat e tij nga “kafazi” duke lëshuar herë pas here deklarata bombastike.

Më e fundit është ajo që mësohet të ketë thënë në lidhje me fondamentalizmin Islamik.

Pas sulmit të parë në Paris ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, më 7 janar 2015, u tha se ai bëri edhe një deklaratë ku kërkonte që të lirohej me kusht dhe të luftonte me njerëzit e tij organizatën e ISIS.

“Më jepni liri provizore dhe do të shikoni se çfarë do të bëjë unë për ju! Do të jetë nder për mua dhe për familjen time që të luftojë me njerëzit e mi dhe të vdes, për të pastruar Italinë dhe Europen nga të pafetë! Dua ta shpëtojë Italinë e Krishterë, që po mbushet plot me derra Islamikë! Ju nuk e dini se si duhen luftuar ata. Unë po”!

Njerëzit në Europë janë “çmendur” pas sulmeve të fundit në Paris, ndaj banorët e kontinentit të vjetër janë në garë se kush ka më tepër frikë.

Disa media italiane aluduan madje edhe se, “fakti që Italia nuk është goditur ende nga ISIS, është për arsyen se kjo çështje ju besua si ‘zgjidhje’ nga shërbimet sekrete pikërisht makinerisë së ish-organizatës më të madhe kriminale në botë të drejtuar nga Toto’ Riina”. Kjo duket sikur autoritet italiane i kanë “rënë lapsit” dhe kanë nxjerrë “gozhdën me gozhdë”…

Por në Itali ka akoma pak kthjellësi sa të kuptojnë me të drejtë se deklarata e Toto’Riina-s nuk do i shpëtojë me të vërtetë, por edhe sikur ta bënte. A do mund të shpëtonin italianët më nga ai?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama