Spanja leshon nje urdher - arresti per kryeministrin izraelit

Spanja leshon nje urdher - arresti per kryeministrin izraelit

Spanja ka lëshuar një urdhër – arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai akuzohet për sulmin kundër “Flotës së Lirisë” në 2010, në Gaza. I njëjti urdhër vlen edhe për 6 zyrtarë dhe ish –zyrtarë të tjerë të qeverisë izraelite. Gjykatësi Jose de la Mata urdhëroi policinë që ta njoftonte atë sapo Netanyahu dhe 7 zyrtarët e tjerë të shkelnin në territorin spanjoll.

 

Aktivistët palestinezë ngritën flamurin e tyre në 4 anijet që përdorën për të lundruar në brigjet e Gazës si sfidë kundër bllokadës që Izraeli vendosi në portin e Gazës. Nën akuzë janë edhe ish –ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ish –ministri i Jashtëm, Avigdor Leiberman, ish –ministri i Çështjeve Strategjike, Moshe Yaalon, ish –ministri i Brendshëm, Eli Yishai, ministri pa portofol Benni Begin dhe nënadmiralin Maron Eliezer, që ishte në detyrë gjatë operacionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama