Patriotizmi shqiptar/ Vritet nje shkabe ne Kukes mendohet se ishte e fundit ne Shqiperi

'Patriotizmi shqiptar'/ Vritet nje shkabe ne Kukes, mendohet se ishte e fundit ne Shqiperi

Një qytetar ka sjellë në redaksinë e gazetës ‘Shqip’ vrasjen e një shpendi. Ai denoncon rastin në fjalë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajsh në Kukës.

“Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar!”, shkruan denoncuesi, duke kërkuar ruajtjen e anonimatit.

Nga fotografia, shpendi në fjalë ngjan si një shqiponjë. Një ditë me parë, gazeta ‘Shqip’ online, denoncoi vrasjen e një baldose dhe reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta.

Pavarësisht kësaj, vrasja e kafshëve të rralla që ndodhen në vendin tonë, vazhdon të jetë një fenomen shqetësues dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Redaksia jonë u lidh me ekspertët, të cilët thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur.

Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama