Në fakt, bota e produkteve të tilla është e gjerë dhe me interes të madh, ndaj edhe kërkimi shkencor po luan një rol gjithmonë e më deciziv për të arritur objektivin e vetëm: të jenë sa më shumë të shëndetshme dhe rrjedhimisht me më pak efekte anësore për shëndetin e atyre që i përdorin. Sot, një produkt kozmetik është para së gjithash një përzierje përbërjesh kimike dhe pikërisht nga kimia, duhet nisur për ta kuptuar. Një grup i madh produktesh kozmetike është i karakterizuar nga parfume dhe aroma që riprodhojnë karakteristikat e bimëve të ndryshme, luleve dhe frutave. Produkte vërtet të këndshme, por që në përgjithësi nuk mund të kenë funksione specifike vetëm me anë të një përbërësi. Me interes më të madh janë sot edhe ato me bazë përbërësit e pastër, apo ekstraktet e bimëve jo të zakonshme, por që siguria dhe efikasiteti që dhurojnë është vërtetuar prej kohësh. Në këtë sektor, produktet e reja dhe në zhvillim të vazhdueshëm janë jo vetëm, vera, çokollata, domatja, vaji i ullirit por dhe një numër gjithnjë e më i madh dhe i pazakonshëm artikujsh.
Prej kohësh ato janë bërë "tërheqje" për artikujt kozmetik që për shkak të cilësive që këto ushqime i japin mund t‘i quajmë edhe me veti të rralla. Atëherë është e natyrshme të pyesim se sa i plotësojnë këto produkte nevojat tona të vazhdueshme për siguri dhe efikasitet. Në fakt, përgjigjja mund të jepet vetëm duke u bazuar te kimia e natyrës që na dhuron pa asnjë "pagesë" kafeinën apo teobrominën tek kakaoja, polifenolet e rrushit me aftësi të madhe antioksiduesish dhe funksion mbrojtës, apo më tej vitaminat dhe acidet e pangopur që ndodhen tek vaji i ullirit. Të gjithë përbërës të krijuar nga natyra për të na dhënë shkëlqim .
Marre nga : Gazeta Shqip











