Video Momenti kur Turqia rrezon avionin rus

Video: Momenti kur Turqia rrezon avionin rus

Ushtria turke ka rrëzuar një avion rus pranë kufirit të saj me Sirinë. Lajmin e ka konfirmuar Ankaraja dhe Moska. Avioni, një Sukhoi Su-24, u qëllua nga avionët turq F-16 mëngjesin e së martës. Turqia thotë se avioni kishte dhunuar hapësirën ajrore turke.

Megjithatë Rusia e ka mohuar këtë pretendim, duke theksuar se avioni është rrëzuar në hapësirën ajrore siriane. Rusia thotë se avioni i tyre nuk është qëlluar nga ajri, por nga toka. Pamjet e rrëzimit të avionit janë publikuar nga mediat ruse. Ato tregojnë pilotët duke u katapultuar dhe më pas teksa hapen parashutat. Të paktën njëri nga pilotët është kapur nga rebelët sirianë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama