Shembet plotesisht gjate nates kisha e Dhermiut

Shembet plotesisht gjate nates kisha e Dhermiut

Kisha e Shën Thanasit, apo siç është përfolur shumë kohët e fundit, kisha e Dhërmiut është shembur plotësisht gjatë natës së djeshme. Kanë qenë forca të INUV të bashkisë ato që kanë prishur plotësisht kishën e vogël, në rrënoja e të cilës sipas kryeministrit të vendit Edi Rama do të ndërtohet kisha e vjetër siç ishte përpara se të shembej nga diktatura.


Lajmi për prishjen e kishës është bërë publik nga zëdhënësi i kishës ortodokse Thoma Dhima i cili ka postuar në faqen e vet në Facebook disa imazhe të mbetjeve nga shembja e kishës, ndërsa e ka cilësuar këtë një akt vandal të shtetit kundër komunitetit ortodoks.


“Akti vandal i shtetit kunder Komunitetit Ortodoks. Duket qarte GENJESHTRA se kishte mure te vjetra te kishes se pare. SHEMBEN GJITHCKA!


Tani e kane radhen eshtrat e familjeve ortodokse te fshatit qe te perdhosen, se gjoja do gjejne eshtrat e nje katoliku italian qe kishte ardhur t’u kthente besen. TURP!”, shkruan Dhima.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama