Qeveria nis operacionin per karburantet Rama Zero tolerance

Qeveria nis operacionin per karburantet, Rama: Zero tolerance

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e operacionit për kontrollin e të gjitha kompanive të prodhimit dhe tregtimit të hidrokarbureve. Në një dalje publike për mediat Rama tha se të gjitha kompanitë e prodhimit dhe tregimit të naftës me shumicë dhe pakicë do të kalojnë në “sitë”.

“Nuk do pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin. Urojmë të mos e marrin lehtë këtë operacion sepse tolerance do të jetë zero dhe përballja me shtetin e ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër” tha Rama para medieve.

“Industria të kuptojë që ne do mbështesim këto që bën në këtë sektor dhe në gjithë sektorin e energjisë së vendit, por ne nuk do të pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin, historitë që u kanë ndodhur qytetarëve të thjeshtë me shkatërrimin e automjeteve të tyre, apo në zona ku kjo industri ka bërë dëme duhet të marrë fund, dhe ne duhet t’i japim fund kësaj duke i dhënë secilit hakun që i takon. Sipërmarrësit në këtë sektor i urojmë suksese, punë të mbarë, sa më shumë fitime nga puna e tyre, por i urojmë që mos ta marrin lehtë këtë operacion sepse siç thashë tolerance do të jetë zero dhe përballja me shtetin dhe ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se operacioni vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë. Ai tha se produktet e naftës do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz.

“Rafineritë e naftës do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz që do të jetë ajo që shkruhet në ligjet e qeverisë. Do fillojmë nga tregtimi me shumicë, tregtimi me pakicë, procedurat e kontrollit etj”, tha kryeministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama