Propaganda/ Veliaj fshehu pushimet shfaqet ne TV cdo dite ne pune

Propaganda/ Veliaj fshehu pushimet, shfaqet ne TV cdo dite ne pune

Kryetari i Bashkisë së Tiranës duket se e ka dobësi prezantimin në publik. Nëse gjatë verës pamë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrat etj, duke postuar foto nga pushimet e tyre apo të kapur rastësisht nga paparacët, Erion Veliaj nuk u shfaq asgjëkundi duke pushuar. Përmes njoftime të gatshme për shtyp nisur nga zyra e medias në Bashki, Erion Veliaj shfaqej çdo ditë në punë, herë në një rrugë e herë në një kopësht.

Portali “boldnews.al” ka investiguar dhe ka mësuar se Erion Veliaj nuk ka qenë fare në Tiranë nga data 11-22 gusht. Por nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve vinin njoftimet për shtyp sikur ai ishte në krye të punëve të Bashkisë. Referuar gjithnjë fakteve që disponon ky portal, Veliaj ka pushuar në Turqi, por këtë gjë e ka mbajtur sekret. Ai ka udhëtuar me Turkish Airlines.

Ditën që rezulton se Veliaj është nisur me avion, në kronikat e Top Channel ai shfaqet sikur ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e pallateve “Agimi”, në Tiranë.

Një ditë më pas, në datë 12 gusht, Veliaj, pavarësisht se kishte nisur pushimet jashtë Shqipërisë, njëkohësisht rezulton se ka vizituar kopshtin nr.21 në kryeqytet (http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=333102).

Të nesërmen, në datë 13, pushimet e Veliajt vijojnë jashtë kufirit shtetëror, por ai sërish shfaqet “magjishëm” në Tiranë, duke folur për investimet në Ujësjellës (http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=333174).

Pas fundjavës pushim, ndërkohë që vijonte të ishte jashtë Shqipërisë, zyra e tij e propagandës e shfaq Veliaj sërish në Tiranë. Në datë 16 gusht ai shpërndan kumtin se vlera e pronës në kryeqytet është rritur për shkak të investimeve të Bashkisë (http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=333345). “Boldneës.al” ka publikuar një këndvështrim lidhur me këtë zbulim të Veliaj, por kjo është çështje që është trajtuar më parë (http://boldnews.al/2016/08/18/taksat-rrisin-cmimet-e-apartamenteve-ne-tirane-veliaj-e-mohon-eshte-arritje-e-investimeve-te-mia/).

Në 17 gusht, vijojnë pushimet e Veliaj, siç vijon edhe mashtrimi publik se ai është në krye të punëve. Ai deklaron në kronikat e parapërgatitura se do të ndërtohen 20 shkolla publike në Tiranë (http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=333434).

Në 18 gusht, kryebashkiaku, pavarësisht se gjendej në plazh, sërish shfaqet duke inspektuar punimet në njësinë 4 në Tiranë (http://top-channel.tv/lajme/ artikull.php?id=333490).

Dhe, në datën 22 gusht, ndërkohë që ka qenë në udhëtimin e kthimit nga pushimet, ai inaguron edhe kopshtin nr. 25 në kryeqytet.  Por në të vertetë inagurimi i këtij kopshti ishte bërë rreth 3 javë më parë dhe stafi i kopshtit ka qëndruar në pritje për të parë vetën në televizion për shumë ditë.

Nga ana tjetër, ky portal kritokon edhe Top Channel, pasi është e vetmja media që kujdeset të publikojë me përpikmëri çdo aktivitet të Erion Velisë, edhe kur ai është me pushime. Ndaj ka zgjedhur që të postojë me linqe lajmet online të këtij TV, duke treguar se pasqyron çdo njoftim të gatshëm të dërguar nga bashkia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama