Blushi Kjo mazhorance po qeveris si Saliu pa Saliun

Blushi: Kjo mazhorance po qeveris si Saliu, pa Saliun

Gjatë seancës së sotme parlamentare deputeti Ben Blushi ka mbajtur një qëndrim me tone të forta. Ai i është përgjigjur kritikave të ashpra që janë bërë ditët e fundit nga kolegët socialistë ndaj tij.

Blushi tha se shumica duhet të korrektojë veten dhe anulimi i nenit 92, që në fakt një korrigjim i vetes, duke e patur fjalën për mossekuestrimin e banesave për debinë elektrike.

“Në Shqipëri po ndiodh një terror i padrejtë ndaj të varfërve” tha Blushi.

“Më thonë se flas si Saliu, por Saliu fantazmë, disa e ndjekin, disa i ndjek. Kush e nndjek Saliun ju që qeverisni, apo unë?” buçiti Blushi.

“Kush po e ndjek Saliun, ata që e rrisin çmimin energjisë, atë që thanë do ulim borxhin publik, apo ata që e kanë çuar borxhin publik mbi 7 miliardë dollarëe sot”

“Ksuh e ndjek Saliun, unë apo ju që po na bëni të humasim një fshat një qytet, etj nga eksodi. Ju që premtuat 300 mijë vende punë ndërkohë që Kuksi po zbrazet? Apo ata që thonë se njerëzit ikin sepse Gjermani ka nevojë për hidraulikë”.

”Unë nuk flas si Saliu, por unë do të bëj gjithçka që ju të mos qeverisni si Saliu”, – përfundoi Blushi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama