A do lirohet dhe Mark Frroku per dhjete dite?

A do lirohet dhe Mark Frroku per dhjete dite?

Mark Frroku mund të lirohet nga burgu. Sipas gazetës Shqip, dhjetë ditë përpara përfundimit të afatit 40- ditor, Prokuroria thotë se nuk ka mbërritur akoma dosja nga Brukseli. Nëse nuk vjen dosja, atëherë deputeti i Pukës, i akuzuar për vrasje me paramendim, mund të lirohet. Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, për këtë arsye dosja e Frrokut duhet të mbërrijë në Shqipëri nga Brukseli. Sipas Shqip, Prokuroria tani shpreson që ta mbajë të paktën në arrest shtëpie deputetin e Pukës. Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë liroi nga arresti shtëpiak deputetin tjetër, Tom Doshi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama