Integrim me harpe e flaut

Integrim me harpë e flaut

Nën tingujt e ëmbël të harpës dhe të flautit, publikut i ofrohet programi me vepra nga kompozitorët M. Marais, J. Bernhard Beauchamp, A. Yashiro, A. Piazzola, M. Ravel, R. Shankar. Elisabeth Fabian ka marrë një formim muzikore në Szeged me Prof. Richard Weninger dhe në shkollën e Lartë "Franz List" në Budapest, pranë Prof. Hedy Lubik dhe György Kurtag. Ka luajtur pothuaj në të gjitha Orkestrat Hungareze dhe prej shtatorit të vitit 1973 është harpiste e Orkestrës Simfonike të Kärntner në Austri. Ka një aktivitet solistik mjaft të ngjeshur me shumë koncerte në Hungari, Rusi, Jugosllavi, Greqi, Finland.

Flautistja shqiptare Nertila Kasmi kreu studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe më pas në Akademinë e Arteve në Tiranë nën drejtimin e pedagogut dhe Artistit të Merituar Gjovalin Shestani. Gjatë viteve '90-'92 ka qenë as/pedagoge pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Ka luajtuar Flautin e parë në Orkestrat Kombëtare të Radio Televizionit Shqiptar dhe të Teatrit të Operës dhe Baletit. Prej vitit 1994 e në vazhdim është mësuese flauti pranë shkollave të muzikës së Bundeslandit Karnten – Austri, pa u ndarë asnjëherë nga aktiviteti koncertor. Ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë, duke u aktivizuar në koncerte pranë Akademisë së Arteve dhe TKOB në Koncertet e Integrimit.

Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama