"Rreth 10 për qind e individëve, të cilët frekuentojnë dermatologun, shkojnë për shkak të shqetësimeve që u shfaqen kur përdorin agjentë alergjikë për lëkurën, të cilët variojnë sipas ndjeshmërisë së lëkurës", thotë profesori Paolo Piggato, përgjegjës për shërbimin alergjik dermatologjik në spitalin "Maggiore Policlinico" të Milanos.
"Agjentët më alergjikë janë Nikeli, Floriri dhe balsami i Perusë. Nga i njëjti studim është nxjerrë që një alergjik i lëkurës është edhe bacitracina, një antibiotik për përdorim lokal, i cili në Evropë nuk përdoret aq shumë sa në Shtetet e Bashkuara. Në Evropë shfaqet problemi i ndeshjes me elementë si Nikeli dhe parafenilendiamina, e cila ndodhet në bojën e flokëve të cilat shkaktojnë alergji të ndryshme".
Alergjia, nga kontakti i elementëve të ndryshëm, provokohet shpesh nga produkte që pacienti i ka përdorur për shumë vjet radhazi.
"Reaksioni alergjik, në rastin e dermatitit nuk ka antitrupa, ashtu siç ndodh për alergjitë nga poleni, por vjen si pasojë nga qeliza të sistemit imunitar: limfocitet", vijon profesori.
Fryrja, skuqja dhe kruajtja janë demonstruesit tipikë, që shfaqen në vendet ku kanë pasur kontakt me elementët alergjikë.
"Që nga momenti i kontaktit të parë me substancën që shkakton alergji, janë të nevojshme rreth 15 deri në 20 ditë që lëkura të stabilizohet". Si t‘ia bëjmë për të ditur nga se jemi alergjikë?
Fillimisht, lexoni disa nga elementët të cilat janë më të predispozuara që të shkaktojnë alergji për lëkurën dhe më pas bëni një test për të parë se në çfarë shkalle është ndjeshmëria e lëkurës suaj. Kur të mësoni se cilët janë shkaktarët, nuk ju mbetet tjetër veçse të shmangni elementët ndaj të cilave lëkura juaj ka ndjeshmëri të lartë. "Nëse keni kruajtje dhe skuqje të mëdha, përdorni ilaçe me bazë kortizoni dhe antihistaminik me përdorim gojor", këshillon profesor Pigatto.
Vëthët, bizhuteritë që përmbajnë shpesh Nikel mund të japin alergji. Në varësi të lëkurës edhe Floriri mund të jetë alergjik
Testi
Ja si zbulohen shkaktarët alergjikë
Metoda për të marrë vesh se cili element është i dëmshëm për lëkurën tuaj është testi i lëkurës, që njihet si "patch test". Aplikohet në lëkurë (në krahë dhe në shpinë) leukoplaste që përmbajnë substanca të ndryshme, që provojnë se cilët janë elementët ju shkaktojnë alergji. Leukoplastet duhet të lihen në kontakt me lëkurën për të paktën 48 orë. Nëse gjatë kësaj kohe, formohet një shenjë e fryrë, e cila jep skuqje dhe kruajtje nga kjo substancë, rezultati del pozitiv. Seria e alergjenëve që bëjnë pjesë në "patch test" përfshin shumë substanca (edhe ato që përfshihen në studimin e "Maya Clinic").
Këshilla
Disa nga mënyrat që ju ndihmojnë për të shmangur efekte si (fryrja, skuqja dhe kruajtjet):
Nëse dyshoni për ndonjë dermanit alergjik, gjëja e parë që duhet të bëni është testi i lëkurës, për të zbuluar se cila është substanca që ju shkakton alergji. Në këtë mënyrë, shmangeni atë produkt
Mos e kruani plagën, për të shmangur infeksionin
Reduktoni përdorimin e sapunit
Aplikoni pas banje, në trup kremra hidratues dhe zbutës me bazë bimore: ndihmojnë për të mbajtur lëkurën e shëndetshme
Vishni më mirë rroba pambuku. Shmangni sintetiket
Duhet të konsultoheni me një specialist dhe të ndiqni kurën që ju këshillon ai .
Marre nga : Gazeta Shqip