Shqiperia prane Luanit te Arte te Venecias

Shqiperia prane Luanit te Arte te Venecias

Pavijoni i vogel i Shqiperise, ne Bienalen e Venecias, qe mbeshtillte vetem artiste te rinj, te palancuar me pare as ne vend e jo me ndekombwtarisht, ka rezultuar te jete i suksesshem. Intuita nuk i ka lene te gabonin kete here as komisarin e pavijonit shqiptar, Rubens Shima, as kuratoren amerikane, Boni Clearwater. Deshmi e gjithe kesaj panorame eshte sondazhi i revistes se artit, "Exibart", qe on line eshte revista me e specializuar ne sondazhe ne Itali. Dhe sipas tyre, pyetjes: Kujt do ja jepni "Luanin e Arte". Pjesa me e madhe i jane pergjigjur: Shqiperia! E jo me kot vendi yne kryeson listen qe eshte lehtesisht e gjindshme ne faqen e revistes, ku pavijoni shqiptar kryeson me 46 pike, i ndjekur nga Franca me 23 pike. Nuk eshte absolutisht sondazh cfaredo, ku mund te jape mendim kushdo pergjate nje udhetimi ne internet, por ata qe votojne jane te anetaresuar ne kete reviste, dhe kryesisht media e kritike. Cka do te thote se impakti i pavijonit shqiptar ne bienale, ka qene pse jo i lakmueshem edhe prej artisteve te vendeve te tjera perfaqesuese, te cilet gezojne reputacion nderkombetar. Eshte nje sondazh, i cili rralle ka gabuar ne paraudhen per te shkuar te fituesi i madh i "Luanit te Arte" te Venecias. Por nese do te mund te rrembejme apo jo cmimin e madh te bienales, dhe do te triumfojne apo jo artistet tane bashkekohore, kjo do te mesohet vetem javen e pare te tetorit. E nese do te jete keshtu, ky padyshim do te jete nje prej cmimeve me te rendesishme qe i jane akorduar artit shqiptar deri me tani.

 

Po cila eshte arsyeja e vemendjes qe ka terhequr pavijoni shqiptar ne bienale?!

"Vendet e medha - tregon Shima - moren pjese me artistet e tyre me te mire bashkekohore, personalitete boterore te skenes se artit qe nuk perbenin me surprize as per median e as per kritiken, puna e tyre do te shihej ne progresion dhe nese do te kishte ndonje gje te re, do evidentohej dhe vetem kaq". Ndaj edhe u vendos qe pavijoni zyrtar me vetem 5 artiste te rinj (qe iu shtua edhe Edi Hila), aspak te lancuar, ndonese teper te talentuar te perfaqesonte Shqiperine. Strategji dhe intuite, e cila nuk i ka zhgenjyer aspak! Shqiperia tani eshte nje nder emrat me te lakuara te te gjitha shteteve pjesemarrese ne bienale, per te fituar "Luanin e Arte".

Nje tjeter element teper i rendesishem ka qene ekspozita me 100 foto te "Fototekes Marubi", rreth se ciles pati nje vemendje te jashtezakonshme dhe te kritikes, vizitoreve. Sipas Shimes, u krijua nje lloj efekti pasqyre, dhe mbarevajtja e saj reflektonte ne aktivitete e tjera, pasi kishte terheqje per vizitoret, e sidomos kritiken, qe te shihnin edhe pavijonet e tjera te Shqiperise". Per te vijuar mandej edhe me pavijonit tjeter, i cili kishte ne brendine e tij punimet e artisteve me te mire te konkursit nderkombetar "Onufri" qe pati edicionin e radhes fundvitin qe shkoi ne Galerine Kombetare te Arteve.

Shkroi: Anisa Ymeri
23 Qershor 2007



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama