Vardi vinte cdo dite i dehur ne stervitje ja si e ndalova te pinte

Vardi vinte çdo ditë i dehur në stërvitje, ja si e ndalova të pinte

Pas suksesit që Leiçesteri arriti duke fituar Premier Ligën, mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje rreth 'çelësit' të suksesit të 'dhelprave'.

Untitled-3Tabloidi "The Sun" shkruan se yllit të Leiçesterit, Xhemi Vardit, iu desh që të hiqte dorë nga pija për t'u kthyer në një nga futbollistët më në formë në Angli.

Ai që ka rrëfyer të shkuarën e sulmuesit ka qenë presidenti i klubit, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, i cili ka thënë se kur u informua se futbollisti i tij shkonte i dehur në stërvitje, u detyrua të bisedonte personalisht me të.

vardi-470x305"Vardi e gjeti veten papritur në Championsship dhe kjo e shtyu pinte çdo ditë. Nuk dija çfarë të bëja deri kur dikush më informoi se ai vinte çdo di i pirë në stërvitje. Kështu, shkova dhe fola personalisht me të duke e paralajmëruar se nëse do të vazhdonte kështu, në fund të kontratës do ta linim të ikte. Dhe ai m'u përgjigj se nuk dinte çfarë të bënte, sepse nuk kishte fituar ndonjëherë kaq shumë para në jetën e tij.

Në atë pikë i premtova se nëse do të hiqte dorë nga pija do të investonim shumë për të. Pas atij momenti ai ndaloi pijen dhe filloi të punonte seriozisht, duke u shndërruar në një tjetër person, më i mirë se më parë",-ka thënë presidenti i klubit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama