VIDEO/ Skenderbeu shperfytyron Lacin me 6 gola

VIDEO/ Skënderbeu shpërfytyron Laçin me 6 gola

Skënderbeu ka mposhtur Laçin me rezultatin e thellë 6-1. Korçarët e patën të lehtë takimin duke kryesuar me gjashtë gola që në pjesën e parë, ndësa miqtë shënuan golin e nderit në 45' e dyta.

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Laci, 2-1, e vlefshme per gjysem finalen e Kupes se Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Skenderbeu", ne qytetin e Korces. /r/n/r/nAlbanian semi final Cup football match Skenderbeu-Laci, 2-1, at the "Skenderbeu" stadium in the city of Korca.

Fillimisht, Abazi kaloi vendasit në avantazh në minutën e 03´, ndërsa Xhejms me dy golat e tij në minutën e 10´ dhe të 16´ e çoi rezultatin në 3-0. Eskerdinja thelloi shifrat me dopietën e tij në 5-0 dhe Salihi, firmosi golin e gjashtë në minutën e 38´ të pjesës së parë.

Goli i vetëm për miqtë u realizua nga Mustafa në minutën e 60´. Me këtë rezultat Skënderbeu ruan kryesimin e Kategorisë Superiore me 75 pikë (+5 pikë ndaj Partizanit që luan sonte në mbrëmje derbin me Tiranën).

Vendasit kryesuan që në minutat e para të ndeshjes. Në pjesën e parë korçarët dominuan edhe në mbajtjen e topit (60% - 40%) dhe me gjuajtjet në portë.

Skënderbeu - Laçi 3-0 Xhejms.avi by gazeta-panorama

Ndeshjet

Skënderbeu - Laçi 6-1
Golat:
Abazi 03´ , Xhejms 10´ , 16´, Eskerdinja 30´, 44´, Salihi 38'/ Mustafa 60´

Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Eskuerdinja, Nimaga, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa

Laçi: Selmani, Musaj, Çela, Gjoni, Bushi, Gocaj, Mustafa, Lushkja, Malindi, Dosti, Vuthi
Trajner: Ramadan Ndreu


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama