Sukaj largohet vetem jashte vendit

Sukaj largohet vetëm jashtë vendit

Partizani prej një dekade nuk kishte në përbërje një sulmues që shënonte mbi 20 gola në sezon. Këtë ters në edicionin e fundit e theu Xhevahir Sukaj, i cili në 31 ndeshje realizoi 21 gola për "demat". sukajFalë golave të shkodranit, Partizani luftoi deri në javën e fundit për titullin kampion. Sukaj ka pasur një kontratë njëvjeçare me Partizanin, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Një gjë është e sigurt, bomberi shkodran e lë Partizanin vetëm në rast se ka ndonjë ofertë joshëse jashtë vendit, ndërsa nëse mbetet në Shqipëri, 28-vjeçari parashikohet që të jetë sërish i kuq. Për momentin, Sukaj dhe shokët e tjerë të skuadrës po shijojnë pushimet dhe mbeten në pritje të grumbullimit për pjesëmarrjen në Europë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama