Ska gola ne Zeqir Ymeri Vllaznia ndal Kukesin

Ska gola në Zeqir Ymeri, Vllaznia ndal Kukësin

Vllaznia ndal Kukësin në "Zeqir Ymeri". vllaznia kukesi koliciSkuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka arritur të përballojë kundërsulmet e shpejta të vendasve dhe të marrë një pikë me vlerë që e mban në vendin e 7-të me 33 pikë, një më pak se Laçi dhe dy më shumë se Flamurtari që e ndjek pas.

90 minuta të luftuara nga të dy skuadrat, ku dominojnë vendasit, aksione për gol por asnjë të shënuar. Një rezultat pozitiv për shkodranët por jo i këndshëm për verilindorët të cilët kërkojnë realizimin e objektivit të klubit. Tashmë gara për Europë bëhet edhe më e fortë për nënkampionët që gjenden me pikë të barabarta në tabelën e renditjes me Teutën e Maganit.

Djemtë e Duros nuk ja dalin përballë kuqebluve të cilët pozicionohen mjaft mirë në murin mbrojtjes ku sëbashku me portierin Selimaj kthehen në të pamposhtur në Kukës.

Kukësi - Vllaznia 0-0
Golat: S'ka

Kukësi: Koliçi, Hallaci, Lladrovci, Malota, Imami, Nika, Karioka, Musolli, Dvornekoviç, Emini, Lima
Trajner: Klodian Duro

Vllaznia: Selimaj, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Kapaklija, Bardulla, Vecaj, Shtubina, Dibra
Trajner: Armando Cungu


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama