Real Madrid dhe rebusi post-Ancelotti. Zidane nuk bind ndersa Klopp frikeson

Real Madrid dhe rebusi 'post-Ancelotti'. Zidane nuk bind, ndersa Klopp 'frikeson'

Florentino Perez po ruan qetësinë dhe heshtjen e tij. Ndoshta është duke reflektuar. E di shumë mirë, se çdo fjalë e tij, çdo shprehje apo gjest i tij do të eksperimentohej apo interpretohej në kërkim të një të dhëne mbi të ardhmen e pankinës së Realit.

Nuk ka aspak dyshim se, nëse do të vendoste në bazë të humorit dhe instiktit të tij, Florentino do ta shkarkonte Ancelottin më 24 Maj, dita e parë pas përfundimit të La Ligas.

Megjithatë, duke hedhur vështrimin përreth, nuk ka mundur ende të gjejë një kandidat të denjë, që do të mund ta qetësonte dhe kënaqte tërësisht.

Zidane ka dalë “i përcëlluar” nga sezoni i parë në drejtimin e pankinës së Real Castillas, apo akademisë së madrilenëve, që militon në Segunda Division, duke mos siguruar as “play-off”-et.

Emri i madh që qarkullon është ai i Jurgen Klopp, por Perez ka frikë se “shakaxhiu” gjerman me të mbërritur në Valdebebas mund të veprojë me kokën e tij dhe ndoshta të ulë në stol ndonjë prej lojtarëve të blerë aq shtrenjtë...

Në lojë janë edhe Benitez, Jose Angel Sanchez, Lopetegui, etj. Gjithsesi, nuk përjashtohet as mundësia që të rikonfirmohet Ancelotti, pasi edhe pse nuk e “dashuron”, të paktën është i bindur se vështirë të gjejë ndonjë trajner të të njëjtit kalibër si Carlo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama