Menaxheri i Etrit Berishes Ështe prane firmes me Palermon

Menaxheri i Etrit Berishës: Është pranë firmës me Palermon

Etrit Berisha është shumë pranë largimit nga Lacio dhe duket se ka nisur bisedimet intensive për të gjetur sa më shpejt një skuadër të re. Menaxheri i futbollistit shqiptar, Frederiko Pastorelo, ka bërë të ditur se tashmë lamtumira është vetëm çështje orësh.

berisha marketi strakosha

Menjëherë sapo u mësua se trajneri Simone Inzagi kishte zgjedhur Federiko Marketin si titullar për këtë sezon te Lacio, u bë e qartë se Berisha nuk do të vazhdonte në radhët e bardhekaltërve, edhe pse ka edhe një vit kontratë me këtë klub.

berisha marketi

Fillimisht, u fol shumë për interesimin e klubeve jashtë Italisë, por së fundmi, disa të tilla në Serinë A kanë shprehur interesim konkret për lojtarin dhe janë gati të nënshkruajnë me të. "Etriti dëshiron të luajë. Shpresojmë të largohemi sa më shpejt. Cili ekip është më afër tij? Palermo", ishte përgjigja e Pastorelos për "Cittaceleste.it".

etrit berisha

Ndërkaq, mediat italiane tregojnë se për portierin e përfaqësueses shqiptare po interesohen edhe Krotone dhe Torino, por për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare prej tyre.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama