Lukic nderon Teuten ne Ballsh tre pike te arta per Europe

Lukiç nderon Teutën në Ballsh, tre pikë të arta për Europë

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Bylis pasi e ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Durrsakët i janë falur golit të Lukiç, i cili i dhuroi tre pikë të vlefshme për të arritur ëndrrën evropiane. Ndërkohë që Bylis bën një tjetër hap fals duke qenë tejet pranë rënies nga Superiorja.

Skuadra e Maganit zhvilloi një ndeshje të mirë ku arriti të marrë dhe avantazhin që në pjesën e parë të takimit në minutën e 35' me anë të mbrojtësit serb. Dhe pse në disavantazh vendasit tentuan me kundërsulme të shpejta të gjenin rrjetën e barazimit por nuk ja dolën. Mbrojta e "djemve të detit" u tregua tepër e kujdesshme duke mos lejuar asnjë top në zonën e Moçkës, i cili e mbyll takimin pozitivisht.

Me këtë fitore Teuta mban vendin e katërt me 56 pikë aq sa dhe Kukësi i vendit të tretë.

Bylisi - Teuta 0-1
Golat: Lukiç 35´

Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Alla, Peposhi, Bilali, Gava, Tairi, Hyshmeri, Izuçuku, Varea
Trajner: Adnand Zilxhovivv

Teuta: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Hodo, Lamçe, Bernardo
Trajner: Gugash Magani


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama