Lufta perballe klasit El Cholo sfide Zizuse

Lufta përballë klasit, El Cholo sfidë Zizusë

Njëri pëlqen futbollin e bukur, finesën, klasin dhe teknikën pa masë, ndërsa tjetri futbollin e fortë, me grintë dhe "luftën" sportive. real madrid atletikoDy filozofi të ndryshme do të përballen sot në mitikun "Xhuzepe Meaca" të "San Siro"-s. Zinedin Zidan dhe Diego Simeone do të luftojnë për t'u futur në histori.

Të dy kërkojnë trofeun e tyre të parë në Ligën e Kampionëve si trajnerë. Në konferencat për shtyp përpara ndeshjeve, të dy respektuan njëri-tjetrin, por në fund kërkuan që mbrëmja e sotme të rezultojë historike dhe e mrekullueshme për secilin. Nga njëra anë, "El Cholo" vlerësoi maksimalisht skuadrën e tij për vazhdimësinë e treguar dhe rrugën që ka bërë deri tani, ndërsa thumbon Kristiano Ronaldon.

"Kasemiro është lojtari më i mirë i Realit. Ai ka ndryshuar ecurinë e skuadrës dhe vendosi ekuilibrat. Atletiko? Nuk është ekip antifutbolli. Është stili ynë dhe shpresoj të na dhurojë trofeun", tha Simeone. Zidan ishte më i qetë dhe tha se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar në mbrëmjen e sotme, por pranoi vështirësinë dhe forcën e rivalit.

"Kemi bërë një sezon të shkëlqyer. Kemi treguar forcë dhe karakter duke eliminuar skuadra shumë të forta. Reali mund të fitojë Champions-in e 11-të. Duhet të jemi të përqendruar në të gjitha momentet dhe të bëjmë kujdes. Kjo është mënyra për të fituar një finale", ka thënë trajneri i Realit. Zidan vlerësoi maksimalisht Ronaldon, por edhe futbollistët e tjerë që arritën të reagonin pas momenteve të vështira.

STATISTIKAT E SFIDËS

-Sfida e sotme është finalja e dytë mes dy ekipeve në finalen e Ligës së Kampionëve. E para e luajtur në vitin 2014 në Lisbonë përfundoi me fitoren e Realit 4-2.

-Finalja e sotme është e 14-ta në Kupën e Kampionëve për Madridin. Reali ka fituar 10, ndërsa Atletiko përveç asaj të Lisbonë ka humbur edhe kundër Bajernit të Mynihut në sezonin 1973/1974.

-Në rast të një suksesi në Milano, Atletiko do bëhet skuadra e 23-të fituese në Ligën e Kampionëve. E fundit që ka hyrë në librin e artë të Champions-it ishte Çelsi në vitin 2012.

-Kjo është hera e katërt që dy ekipet madrilene përplasen mes tyre në Ligën e Kampionëve. Precedenti i parë daton në sezonin 1958/59, në gjysmëfinale, ku Reali fitoi 2-1.

"Galaktikët" kanë fituar më pas edhe dy takimet e tjera, në çerekfinalen e sezonit 2014/ 15 dhe në finalen e vitit 2014. -Ekipet mes tyre janë përballur 202 herë gjatë historisë, përfshi ndeshjet e kampionatit, Kupës së Mbretit, Ligës së Kampionëve dhe në finalet e Superkupës së Spanjës. 102 janë fitoret e Realit, 51 ato të Atletikos dhe 49 takime kanë përfunduar në barazim.

-Fitorja në finalen e Lisbonës është e fundit e Realit kundër Atletikos. Këta të fundit nuk njohin humbje prej 8 takimesh, ku kanë koleksionuar 5 fitore dhe 3 barazime.

-Humbja e Atletikos në muajin shkurt ishte e para e Zinedin Zidanit si trajner dhe suksesi i parë i Simeones karshi francezit në stol. Si lojtarë, dy teknikët janë përplasur 8 herë, ku Simeone numëron 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

-Ronaldo ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje kundër Atletikos, duke qenë lojtari që i ka shënuar më shumë në histori ekipit të Simeones.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama