Kombetarja U-16e prane fitores se turneut UEFA Zhvillues 2015

Kombetarja U-16e prane fitores se turneut 'UEFA Zhvillues 2015'

Kombëtarja e Shqiptarëve deri në 16 vjeç (Under 16) është pranë fitores së turneut “UEFA Zhvillues 2015”. Kombëtarja shqiptare e 16-vjeçarëve do të synojë nesër të fitojë turneun e organizuar nga UEFA të quajtur “Turneu Zhvillues 2015” (UEFA Development 2015).

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të luajë në orën 10:00 paradite ndaj Qipros në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe i duhet vetëm barazimi që të triumfojë pasi i ka fituar të dy sfidat e para.

Shqiptarët e vegjël e nisën turneun me takimin ndaj Malit të Zi në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, duke fituar 3-1, me gola të shënuar nga Renato Kendezi (2) dhe Kejdi Balla.

Përballja e dytë ishte ndaj Armenisë dhe u fitua 1-0 me golin e Kevin Llanajt nga 40 metra largësi.

Rezultate shumë të mira ka arritur edhe skuadra kombëtare e 17-vjeçarëve ( Under 17), e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustendanagiç, që ka barazuar me Brazilin (1-1), ka dalë po ashtu barazim 1-1 me Kosta Rikën, 0-0 me Meksikën dhe ka fituar 2-0 me skuadrën vendase, Austrinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama