Frike nga largimet ja plani i Apolonise

Frikë nga largimet, ja plani i Apolonisë

Apolonia nuk arriti të siguronte një vend në Superiore, por një gjë e tillë po nis të harrohet në kampin fierak. apolonia-luftetari-470x353Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar për të ndërtuar një strategji për fituese për sezonin e ardhshëm futbollistik. Edhe pse në pamje të parë duket se gjithçka i është lënë në dorë spontanitetit, nuk është kështu. Burime brenda klubit bëjnë me dije se drejtuesit kanë frikë nga largimet e lojtarëve që janë pa kontratë.

Edhe pse me këta futbollistë do të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, shanset që ndonjë prej tyre të largohet janë të mëdha. Fillimisht synohet që të mësohen emrat e atyre lojtarëve që do të pranojnë të qëndrojnë në skuadër dhe më pas të mendohet për merkaton, në ato reparte ku ka më shumë nevojë.

Strategjia

Për momentin asnjë prej lojtarëve nuk ka deklaruar nëse do të largohet apo qëndrojë në ekip, pavarësisht se flitet për oferta në drejtim të tyre. Por, pavarësisht kësaj, drejtuesit kanë si strategji që edhe të huazojnë lojtarë të ndryshëm nga Kategoria Superiore.

Për sezonin e ri pritet që të bëhen 4- 5 ndërhyrje cilësore në të gjitha repartet, në mënyrë që skuadra të rivalizojë me sukses në garën për t'u ngjitur në Superiore. Klubi kërkon të ruajë grupin, duke qenë se futbollistët e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit dhe me pak përforcime, Apolonia mund të kthehet në një nga ekipet më të mira të Kategorisë së Parë. Gjithsesi, aktualisht, lojtarët janë me pushime dhe në ditët në vijim drejtuesit do të kontaktojnë fillimisht me ata që janë pa kontratë për të mësuar vendimin e tyre për të ardhmen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama