Bajerni 135 mln euro per Gareth Bale

Bajerni, 135 mln euro per Gareth Bale

Bajerni i Mynihut është futur në garë për të marrë mesfushorin e Realit të Madridit, Gareth Bale. Kampionët e Gjermanisë e kanë kuptuar se për të qenë në majë të Evropës duhet t’i garantojnë lojtarë të mëdhenj Pep Guardiolas. “Football Grapevine” ka shkruar se, kjo është një lëvizje e rrallë nga Bajerni, i cili në politikën e vet nuk parashikon shpenzime marramendëse për lojtarë evropianë. Sipas britanikes, "Daily Mail", klubi bavarez mund të ofrojë më tepër se 135 milionë euro për një kontratë me yllin e Uellsit. Veç Bajernit, dihet se i interesuar për shërbimet e Bale është edhe Mançester Junaitid. Për Bale, interes në Angli kanë shfaqur dhe Citi dhe Çelsi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama